Berat Buzhala takim me Vlora Hysenin, reagon Nexhmedin Spahiu: Pse nuk reagoi asnjë prokuror?

Analisti dhe profesori universitar Nexhmedin Spahiu ka ngritur pikëpyetje lidhur me deklaratat publike për kontaktet mes gazetarit Berat Buzhala dhe drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) të Shqipërisë, Vlora Hyseni.

Përmes një reagimi, Spahiu ka rikujtuar dispozitat e Kodit Penal të Kosovës për veprën penale të spiunazhit, duke kërkuar të sqarohet nëse deklaratat e bëra publikisht mund të jenë objekt i hetimit nga organet e drejtësisë.

Sipas tij, Kodi Penal nuk bën dallim mes shërbimeve të ndryshme të huaja të inteligjencës.

“Kodi penal i Kosovës përcakton se çdo qytetar i Kosovës që bashkëpunon me ndonjë organizatë të huaj spiunazhi dënohet me së paku 5 vite burgim”, ka shkruar Spahiu.

Në Kodin Penal të Kosovës, në dispozitën për spiunazhin, parashihet se personi që “hyn në shërbimin informativ të huaj, mbledh të dhëna për të apo në ndonjë mënyrë tjetër e ndihmon punën e shërbimit të tillë”, dënohet me jo më pak se pesë vjet burgim.

Duke iu referuar një paraqitjeje televizive të Berat Buzhalës, Spahiu thotë se ai ka pranuar se ka pasur kontakt dhe ka komunikuar me shefen e SHISH-it një natë më parë.

“Mbrëmë në një emision televiziv Berat Buzhala pranoi se ka kontakt dhe ka folur një natë më parë me shefen e SHISH-it. Nuk pamë reagim të asnjë prokurori”, ka deklaruar Spahiu.

Ai e lidh këtë çështje edhe me praninë e Vlora Hysenit në Kosovë, duke pretenduar se ajo kishte kaluar në territorin e Kosovës pa një vizitë zyrtare të paralajmëruar.

“Ligji nuk e thotë se vetëm me spiunazhin e Shqipërisë mundesh me bashkëpunu e me tjerët jo. Është decidive. Bashkëpunimi me çdo spiunazh të huaj është vepër penale. Pikë”, ka shkruar Spahiu.

Më tej, analisti pretendon se, nëse do të vërtetohej se Hyseni kishte filluar punë për shërbimin informativ shqiptar gjatë kohës kur ishte pjesë e institucioneve të inteligjencës në Kosovë, kjo do të duhej të shqyrtohej nga organet kosovare të drejtësisë.

“Për më tepër vetë shefja e spiunazhit të Shqipërisë, Vlora Hyseni, paskësh kaluar nëpër Kosovë pa paralajmërim vizite zyrtare. Me vetë faktin se nga organizata e spiunazhit kosovar ka filluar punë për spiunazhin e Shqipërisë ka kryer vepër penale në Kosovë dhe do të duhej të arrestohej nga policia kosovare”, ka deklaruar Spahiu.

Shkrimi i plotë:

Kodi penal i Kosovës përcakton se çdo qytetar i Kosovës që bashkëpunon me ndonjë organizatë të huaj spiunazhi dënohet me më së paku 5 vite burgim. Mbrëmë në një emision televiziv Berat Buzhala pranoi se ka kontakt dhe ka folur një natë më parë me shefen e SHISH-it. Nuk pamë reagim të asnjë prokurori. Ligji nuk e thotë se vetëm me spiunazhin e Shqipërisë mundesh me bashkëpunu e me tjerët jo. Është decidive. Bashkëpunimi me çdo spiunazh të huaj është vepër penale. Pikë. Për më tepër vetë shefja e spiunazhit të Shqipërisë Vlora Hyseni paskësh kaluar nëpër Kosovë pa paralajmërim vizite zyrtare. Me vetë faktin se nga organizata e spiunazhit kosovar ka filluar punë për spiunazhin e Shqipërisë ka kryer vepër penale në Kosovë dhe do të duhej të arrestohej nga policia kosovare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit