Gjermania për Banjskën: Drejtësia të vihet në vend pa vonesa

Në trevjetorin e vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kërkuar që përgjegjësit për sulmin të përballen me drejtësinë.

Përmes një deklarate, Ambasada gjermane ka rikujtuar vrasjen e Bunjakut dhe ka theksuar se udhëheqësi i vetëdeklaruar i sulmit ende nuk është mbajtur përgjegjës.

“Tre vjet më parë u vra pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Udhëheqësi i vetëdeklaruar i sulmit ende nuk është mbajtur përgjegjës”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Gjermane.


Ambasada ka kërkuar që drejtësia të vihet në vend pa vonesa të mëtejshme.

“Është e domosdoshme që drejtësia të vihet në vend pa asnjë vonesë të mëtejshme”, thuhet më tej në reagim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit