Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Prishtinë nën dyshimin për fajde dhe kanosje.
Sipas organeve të rendit, të dyshuarit janë arrestuar më 23.09.2026.
Lidhur me rastin janë kryer kontrolle në dy lokacione ku janë sekuestruar tre telefona celularë dhe disa prova të tjera materiale.
“Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.








