Ish-kryetarja e KQZ, Valdete Daka, ka bërë me dije se Kosova po i afrohet zgjedhjeve të reja dhe se mundësia për shmangien e tyre është e vogël.
Ajo ka deklaruar se zgjedhjet mund të shmangen veç nëse ndodh ndonjë mrekulli.
“Me afër zgjedhjeve, përfundimisht ne do të shkojmë në zgjedhje, veç nëse ndodh ndonjë mrekulli. Pas datës 6 tetor, ne do të shkojmë në zgjedhje për shkak të moszgjedhjes së presidentit. E rëndësishme është që ne, pas dy vjetësh, jemi në pikën zero dhe shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Daka.








