Haziri: S’ka gabu Thaçi, Veseli e Kuvendi kur e kanë votu Gjykatën Speciale, s’kemi për çka me e zhbë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës është deklaruar rreth themelimit dhe mundësisë së zhbërjes së Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ai e ka cilësuar si vendim të drejtë të ish-presidentit Hashim Thaçi, dhe ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli, si dhe të gjithë deputetëve të Kuvendit, votën për themelimin e Gjykatës së Kosovës në Hagë.

“S’ka gabu Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Kuvendi i Kosovës kur e kanë themelu këto Dhoma të Specializuara. Nuk ka qenë gabim. S’kemi çka me e zhbë. Duhet me jetu me vendimet e tyre. Kosova ka me jetu me vendimet e veta, Hashim Thaçi dhe të tjerët jetojnë me vendimet e tyre, por drejtësia duhet me u ballafaqu me të vërtetën, këtu është qëllimi kryesor”, ka deklaruar Haziri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit