Komandanti Latif Gashi rrëfen arrestimin e tij: Shqiptari i parë që akuzohet për krime lufte, për shërbimin ndaj vendit

Latif Gashi, ish-komandant i UÇK’së në Zonën e Llapit, kujtoi kohën e arrestimit të tij dhe tha se pavarësisht arrestimit “lirinë shpirtërore” nuk ka arritë t’ia marrë askush.

Duke u ndërlidhur me aktgjykimin dënues të Hagës, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gashi tha “çka kanë sjellë gjykatat e UNMIK dhe EULEX?”.

Ai vijoi; “Jam njëri prej atyre që kam pas fatin me u arrestu si njeriu i parë, si shqiptari i parë në të gjitha trojet shqiptare që akuzohet për krime lufte për shërbime ndaj vendit…Kurrë s’më ka interesu çka thotë gjykata vetëm e kam ditë çka kam bë për vendin”, tha Gashi.


“Pavarësisht vendimit, gjykatat skanë mujtë me ma marrë lirinë shpirtërore timen”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit