Djali i heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj, Shpetim Rreci, ka njoftuar se e pamja për babanë e tij do të hapet sapo të përfundojnë procedurat e nevojshme nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).
Rreci, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar qytetarët që i kanë qëndruar pranë familjes së tij në këtë periudhë.
Idriz Rrecaj ishte një nga viktimat e “Grupit të Intelektualëve”, eshtrat e të cilëve u gjetën së fundmi në një varrezë masive në Zubin Potok.
Lajmin e ka bërë të ditur Shpetim Rreci përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
NJOFTIM
Të nderuar familjarë, miq, bashkëvendas dhe të gjithë ju që na keni qëndruar pranë.
Ju njoftojmë se ende nuk është hapur e pamja për prindin tim, Idriz Rrecaj – Hero i Kosovës.
Ju bëjmë me dije se, derisa të përfundojnë procedurat e nevojshme nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, nuk do të hapet e pamja dhe nuk do të zhvillohet varrimi.
Për datën dhe kohën e varrimit, si dhe për hapjen e të pamës, do t’ju njoftojmë me kohë dhe në mënyrë të detajuar.
Ju falënderojmë nga zemra për mirëkuptimin, durimin dhe mbështetjen tuaj në këto ditë të rëndësishme dhe emocionalisht të vështira për familjen tonë.
Me respekt,
Familja Rrecaj








