Pas vendimit të Kushtetueses, Qorrolli paralajmëron zgjedhjet: Përgjegjësia është e opozitës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, u është drejtuar partive opozitare pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me situatën institucionale në vend.

Qorrolli ka thënë se, pas konstatimeve të Kushtetueses, sipas tij, mbetet që Kuvendi të vazhdojë me procedurën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në të kundërtën, ai ka paralajmëruar mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje.

Duke iu drejtuar PDK-së, LDK-së dhe Aleancës, Qorrolli ka kërkuar që të ulen dhe të votojnë për zgjedhjen e Presidentit.

Reagimi i plotë:

Sot Gjykata Kushtetuese e tha shumë qartë: Kuvendi është legjitim dhe Qeveria është zgjedhur në përputhje me Kushtetutën.

Brenda dy javësh, deri më 6 tetor, duhet të zgjidhet Presidenti i Republikës.

Pra, PDK, LDK e AAK: ose ulemi, votojmë dhe e përmbyllim këtë proces institucional, ose vendi shkon në zgjedhje në mesin e nëntorit.

Hajdeni ta zgjedhim Presidentin.

Nëse jo, vetëm Ju jini përgjegjës..

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit