Selmanaj kritikon aktgjykimin e Kushtetueses: Absurditet logjik dhe profesional

Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka kritikuar aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me situatën institucionale në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Selmanaj ka ngritur disa çështje që, sipas tij, tregojnë për kundërthënie në interpretimin e afateve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit.


Ai ka renditur tri pika që, sipas tij, paraqesin problemin kryesor në këtë aktgjykim.

“Absurditeti i Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.


Lexojeni çka thotë:

Kuvendi nuk është konstituar në afatin Kushtetues;
Edhe pse Kuvendi “është” konstituuar jashtë afatit kushtetues dhe pa u plotësuar kryesia edhe me nënkryetarin nga partia e dytë – zgjedhja e Qeverisë nuk është kundérkushtetuese.
Kurse afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit fillon nga data 6 gusht edhe pse Kuvendi se ka respektu këtë afat për konstituim dhe për zgjedhjen e qeverisë…”, ka shkruar Selmanaj.
Sipas tij, një interpretim i tillë paraqet kundërthënie logjike dhe profesionale në mënyrën se si janë trajtuar afatet kushtetuese.


“Absduritet logjik dhe profesional!

Ky aktgjykim është jashtë çdo logjike elementare njerëzore e lëre më logjikës juridike dhe kushtetuese!”, ka deklaruar Selmanaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit