Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se zgjedhja e Qeverisë së Kosovës më 13 shtator 2026 nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.
Vendimi është marrë në kuadër të shqyrtimit të kërkesave të bashkuara KO256/26 dhe KO258/26, të parashtruara nga deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, dhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.
Në pikën e pestë të vendimit, Kushtetuesja ka konstatuar se Vendimi nr. 11-V-007, i 13 shtatorit 2026, për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nuk është në kundërshtim me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës së Kosovës.
Kështu, Gjykata nuk e ka gjetur antikushtetuese procedurën përmes së cilës Qeveria u zgjodh më 13 shtator.
Ndërkaq, Kushtetuesja ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar me Kushtetutë.
Gjykata gjithashtu ka përcaktuar se kalimi i këtij afati ka bërë që të fillojnë të rrjedhin afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe për zgjedhjen e Qeverisë, sipas dispozitave përkatëse kushtetuese.
Megjithatë, sa i përket vetë Qeverisë së zgjedhur më 13 shtator, Gjykata ka konstatuar se vendimi për zgjedhjen e saj është në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës.
Vendimi i Kushtetueses është marrë më 23 shtator 2026 dhe është miratuar njëzëri.








