E takoi një javë para se të jepej vendimi, ish-zyrtari amerikan për Thaçin: E priste, s’ndihej i tradhtuar nga ShBA-të

Ish-presidenti Hashim Thaçi po priste që Gjykata Speciale do të jepte një dënim të dëmshëm për të dhe Kosovën.

Kështu thotë ish-zyrtari amerikan, Jason Steinbaum, që e kishte takuar një javë para se të jepte verdikti për ish-krerët e UÇK-së.

“U takova me ish-kryeministrin Thaçi në Hagë rreth një javë para se të jepej vendimi. Ai dukej mirë, i shëndetshëm dhe ishte optimist nga njëra anë, por edhe disi e priste që vendimi do të ishte i dëmshëm, dhe po ashtu jo vetëm ndaj tij, por edhe për demokracinë në Kosovë. Ndaj kur e takova rreth një javë para vendimit, më lejoni të bëj një koment tjetër: Të kalosh gjashtë vjet në burg pa një vendim ishte një tjetër gabim i gjykatës. Thaçi nuk rrezikonte të arratisej, ai u dorëzua vullnetarisht. Ndaj nëse kjo do të kishte ndodhur në Shtetet e Bashkuara, pra mbajtja për gjashtë vjet në burg pa e dënuar, do të kishte qenë shkelje e kushtetutës, pasi është shumë e pazakontë të mbash dikë në burg për gjashtë vjet për krimet për të cilat nuk ishin dënuar ende”, tha ai.

Steinbaum në intervistë tha se Thaçi besonte tek ShBA-të dhe se nuk ndihej i tradhtuar.

“Ai besonte ende tek Shtetet e Bashkuara dhe nuk tha asgjë për mundësinë që të ndihej i tradhtuar. Besimi i tij tek Shtetet e Bashkuara, tek aleanca mes dy vendeve do të mbetet i fortë dhe nuk dëgjova asgjë tjetër të thuhej prej tij”, shtoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit