Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka përmendur përpjekjet e tij për ndaljen e konflikteve nëpër botë, duke theksuar luftën në Gaza.
“Dua të falënderoj Kombet e Bashkuara për përkrahjen e planit të paqes për Gazan”, ka thënë Trump.
Presidenti amerikan ka thënë se ka arritur që të ndalë tetë konflikte në botë, duke përmendur këtu edhe “konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë”.
Ai e ka falendëruar edhe kontributin me trupa të Kosovës në kuadër të Bordit të Paqes për stabilizimin e Gaza








