Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social X lirimin e menjëhershëm nga detyra si drejtuese e Shërbimit Informativ Shtetëror të Vlora Hysenit, për të cilën, ditën e sotme SPAK caktoi masën e arrestit shtëpiak.
Rama u shpreh se pret që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund përmes procesit të pavarur gjyqësor, ndërsa nënvizoi se përtej respektit për Vlora Hysenin, “rruga pa kthim që kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdoqoftë, pavarësisht statusit social apo funksionit publik”.








