Vetura e shtypur, publikohen detaje dhe fotografi nga aksidenti hekurudhor në Klinë me tre të lënduar

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me aksidentin hekurudhor që ndodhi mëngjesin e sotëm në Komunën e Klinës, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.

Rasti është raportuar rreth orës 06:10, ndërsa nga aksidenti, përveç lëndimeve, janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Sipas informacioneve të deritanishme, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi kujdestar i Autoritetit Kombëtar të Hetimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, Hekurudhore dhe Detare (KHAIA), i cili po kryen ekzaminimet dhe po mbledh të dhënat për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, janë publikuar edhe fotografi nga vendi i aksidentit, të cilat tregojnë pasojat dhe dëmet e shkaktuara.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa detaje të tjera pritet të publikohen pas përfundimit të ekzaminimeve në vendin e ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit