U arrestua para disa kohësh nga Serbia, lirohet Osman Selmani

Osman Selmani është liruar nga burgu i Serbisë.

Lajmi u bë i ditur nga vajza e Selmanit e cila tha se sapo janë takuar në pikën kufitare në Merdarë me babain.

Shkrimi i saj:

Të dashur familjarë, miq, kolegë dhe të gjithë ju që na keni qëndruar pranë,

Me shumë gëzim dhe falënderim ndaj Zotit, ju njoftojmë se sot, më 21.09.2026, babai ynë, Osman Selmani, është liruar nga paraburgimi në Beograd.

Sapo u takuam me babanë tonë në pikën kufitare në Merdare.

Pas kaq shumë ditësh ankthi, malli dhe pritjeje, ky është një nga momentet më të lumtura për familjen tonë.

Faleminderit nga zemra të gjithëve që u lutët për të, na mbështetët dhe na qëndruat pranë.

Mirë se erdhe, babë!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit