Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Marinë të Skenderajt.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas Policisë, rasti është raportuar rreth orës 16:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Sot, rreth orës 16;25 është raportuar se në fshatin Marine të Skenderajt është gjetur pa shenja jete një mashkull, rreth 65 vjeç”, tha Zahiti.








