Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur për situatën me Amir Rrahmanin, i cili nuk do të jetë pjesë e Kombëtares në ndeshjet e ardhshme.
Kosova të enjten nga ora 20:45 do të përballet me Irlandën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Në konferencën për media, Foda ka treguar se ka biseduar me Rrahmanin dhe ka tentuar ta bindë që të ndryshojë qëndrim, por pa sukses.
“Po, kemi biseduar me Amir Rrahmanin. Sigurisht që detajet që i kemi biseduar mbeten mes nesh. Kam tentuar t’ia ndërroj mendjen, por nuk ka pranuar. I urojmë të gjitha të mirat në të ardhmen e tij”, tha Foda.








