“Jo në emrin tonë”, studentët kundërshtojnë aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së

Studentë nga të gjitha universitetet publike të Kosovës kanë protestuar të hënën kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “Jo në emrin tonë”, studentët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të shpallur më 16 shtator ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Protesta është organizuar nga studentët në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit, ndërsa në të janë parë pankarta dhe mesazhe në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.


Gjykata Speciale e dënoi Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Veselin me 18 vjet, ndërsa Selimin me 13 vjet burgim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit