Partia Demokratike e Kosovës ka iniciuar të hënën zyrtarisht nismën për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së iniciuan sot kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Nismën e paraqiti kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në një konferencë për media.
Ai tha se nisma e propozuar nuk parasheh zhbërjen e plotë të Gjykatës Speciale.
“Pas aktakuzave publike të Dhomave të Specializuar, nuk është ngritur një rast lidhur me pretendimet e raportit të Dick Martyt, i cili ka të bëjë me ato akuza aq të rënda. Kjo është arsyeja pse shtrohet një pyetje e thjeshtë: Nëse Kosova krijoi këtë Gjykatë për një mision të posaçëm, a duhet që ky mision të ketë kufi? Projektligji që po paraqitet jep një përgjigje të qartë. Nuk kërkon mbylljen e Dhomave të Specializuara. Nuk kërkon që akuzat që lidhen drejtpërdrejtë me pretendimet për të cilat u krijuan Dhomat e Specializuara që kanë të bëjnë me trafikimin e organeve njerëzore dhe krimet kundër njerëzimit të mos hetohen. Ato raste do të vazhdojnë të jenë pjesë e mandatit të tyre ”, tha Hamza.
“Kjo nuk është një nismë për pandëshkueshmëri, është një nismë për të paracaktuar se kush ka të drejtë të gjykojë çfarë”, tha Hamza.








