Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 20 shtator, rreth orës 19:50.
Si pasojë e përleshjes, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Policia ka njoftuar gjithashtu se gjatë rastit është evidentuar edhe posedim i paautorizuar i armëve.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.








