Arrestohet një person në Gjakovë nën dyshimin për dhunim të një shtetaseje të huaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, shtetas të Kosovës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një viktime femër, shtetase e huaj.


Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 19 shtator 2026 në Gjakovë dhe është raportuar si rast i panjohur (NN).

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


“Gjakovë, 19.09.2026-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër, shtetase të huaj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit