Kontrolli në trafik e nxjerr me urdhër-arrest aktiv: 25-vjeçari përfundon në Smrekonicë për vuajtje të dënimit

Një 25-vjeçar nga Prishtina është ndaluar në orët e para të mëngjesit të 20 shtatorit, pasi gjatë verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ishte aktiv një urdhër-arrest.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për Arbenit Arifin, 25 vjeçar në Prishtinë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Arifi është ndaluar rreth orës 03:20 nga një njësi e Trafikut Rajonal në Gjilan.

Pas verifikimit të të dhënave, ka rezultuar se ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Fushë Kosovë.


Urdhëresa lidhej me një aktgjykim për veprën penale “Sulmi”, sipas të cilit 25-vjeçari duhej të dërgohej në vuajtje të dënimit.

Pas realizimit të urdhër-arrestit, Arifi është dërguar në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë për vuajtjen e dënimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit