Përveç reperit Ledri Vula, në protestën e mbajtur sonte kanë marrë pjesë edhe këngëtarja Leonora Jakupi dhe reperi Lyrical Son.
Lajmin e ka bërë të ditur platforma “Liria ka Emër”, përmes një postimi në Facebook.
“Ledri Vula, Leonora Jakupi dhe LyricalSon sonte në natën e pestë të protestës të thirrur nga djali i dëshmorit, Çlirim Haziri!”, thuhet në postimin e kësaj platforme.








