Këngëtari Ledri Vula ka marrë fjalën nga protesta që po bëhet “Jo në emrin tim”, në kundërshtim të vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Vula ka shprehur një falënderim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për kontributin në luftë.
“Besoj që shumica prej juve as s’keni qenë të lindur në kohën kur ka ndodh lufta në Kosovë. Po e marr një lloj falenderimi për luftën që e kanë bë këta njerëz të mëdhenj, që sot padrejtësisht janë dënu. Faleminderit krejtve që keni ardhë me përkrahë. Jom prek shumë kur i kom pa çdo post që e kanë bë çdo shqiptar që nuk jeton në Kosovë”, ka deklaruar Vula.
Këngëtari i ka bërë thirrje që të marrin pjesë në protestën në Prishtinë edhe mërgimtarët.








