Sipas Trumpit, Irani duhet të sillet mirë ose Amerika do ta bëjë për “kripë e kepë”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se përballë tij janë disa skenarë, përfshirë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, presionin ekonomik apo përshkallëzimin ushtarak.

Në një intervistë telefonike për Fox News, Trump tha se ndodhet pranë një vendimi të rëndësishëm për hapat e ardhshëm ndaj Iranit.

Ai la të kuptohet se SHBA-ja mund të ndërmarrë veprime edhe më të ashpra, duke përdorur një deklaratë të fortë për të përshkruar një prej skenarëve të mundshëm.

“Pyetja ime është: kur dhe nëse do ta shkatërroj të gjithë vendin? Ata më mirë të sillen mirë”, tha Trump.


Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur administrata amerikane po shqyrton hapat e ardhshëm në konfliktin me Iranin dhe mundësinë e rikthimit në operacione ushtarake në shkallë të gjerë.

Pak ditë më herët, Trump i kishte thënë Axios se kishte përpara një “vendim të madh”, duke lënë të hapur mundësinë e ndërhyrjes së re ushtarake ndaj regjimit iranian.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit