Kurti viziton shkollën në New York ku mësohet shqip: Gjuha shqipe të ruhet e kultivohet brez pas brezi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në Bronx të New Yorkut, ku për të dytin vit akademik po zbatohet programi dygjuhësh anglisht-shqip.


Përmes një postimi në Facebook, Kurti e ka cilësuar këtë program si një arritje të rëndësishme të komunitetit shqiptaro-amerikan, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe në diasporë.

“Dy vende aleate, dy popuj miq, e për të dytin vit akademik mësim në dy gjuhë, anglisht e shqip, në një shkollë në New York”, ka shkruar Kurti.


Ai ka bërë të ditur se programi akademik dygjuhësh ka nisur për herë të parë në shtator të vitit të kaluar dhe tashmë nxënësit zhvillojnë edhe punë në gjuhën shqipe gjatë orëve mësimore.

Kurti ka vlerësuar se nisma duhet të zgjerohet edhe në vende të tjera të diasporës, me qëllim që gjuha shqipe të ruhet ndër breza.

“Gjuha shqipe, si themel i identitetit tonë, të ruhet e kultivohet brez pas brezi kudo në mërgatë”, ka shkruar ai.


Gjatë vizitës, nxënësve u janë shpërndarë abetare, fletore pune dhe libra leximi në gjuhën shqipe.

Në postimin e tij, Kurti ka përmendur edhe historinë e ruajtjes së gjuhës shqipe nga komunitetet shqiptare jashtë trojeve, duke veçuar arbëreshët e Italisë dhe kontributin e rilindësve shqiptarë në zhvillimin e gjuhës dhe arsimit.


Ai ka bërë të ditur se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë iniciativa për mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë.

Kurti ka falënderuar Mark Gjonajn dhe Drita Gjongecajn për nismën, si dhe drejtoreshën e shkollës, Stefania Cedrola Mustafa, ndërsa nxënësve u ka uruar “mësim të mbarë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit