Pas 27 vitesh pritje, dhimbje dhe pasigurie, familja e Idriz Rrecajt ka marrë përgjigjen për fatin e tij.
Sipas njoftimit të publikuar nga Shpetim I. Rreci, institucionet kanë konfirmuar zyrtarisht, përmes analizave të ADN-së në Hagë, identifikimin e prindit të tij, Idriz Rrecaj.
“Pas 27 vitesh, më në fund kemi përgjigjen që e kemi pritur për kaq gjatë”, thuhet në njoftimin e familjarit.
Ai ka shprehur mirënjohje për institucionet shtetërore dhe të gjithë personat që ndër vite kanë punuar për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.
“Gjaku nuk humb kurrë!”, ka përfunduar ai.








