Dy të vdekur nga ethet e Nilit në Kosovë: Gjithçka që duhet të dini për virusin

Specialisti i sëmundjeve infektive në QKUK, Gramoz Bunjaku, ka publikuar tetë fakte kryesore për virusin West Nile, duke shpjeguar simptomat, format e rënda të sëmundjes, diagnostikimin dhe mënyrat e parandalimit.


Sipas Bunjakut, virusi qarkullon kryesisht mes shpendëve dhe mushkonjave, ndërsa njerëzit infektohen aksidentalisht dhe zakonisht nuk e transmetojnë më tej.

Postimi i plotë:


West Nile Virus – 8 fakte që ia vlen të përmenden

Virusi qarkullon kryesisht mes shpendëve dhe mushkonjave, ndërsa njerëzit dhe kuajt infektohen aksidentalisht dhe zakonisht nuk e transmetojnë më tej virusin te mushkonjat.
Rreth 8 nga 10 persona të infektuar nuk kanë fare simptoma.
Rreth 20% zhvillojnë West Nile fever, me temperaturë, kokëdhimbje, lodhje dhe mialgji.
Më pak se 1% zhvillojnë formë neuroinvazive: meningjit, encefalit ose paralizë akute flakcide.
Encefaliti nuk kërkon domosdoshmërisht humbje të vetëdijes; përgjumja dhe konfuzioni mund të jenë shenja të tij.
WNV-IgM në likuor dhe serum është ndër testet kryesore për diagnostikimin e infeksionit neuroinvaziv.
Nuk ekziston antiviral specifik kundër West Nile Virus; trajtimi është suportiv.
Nuk ka vaksinë të aprovuar për njerëzit; mbrojtja nga pickimet e mushkonjave mbetet masa kryesore parandaluese.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit