Koci avokatëve të krerëve të UÇK-së: I morët 40 milionë euro, tregoni çka ndodhi?

Avokati, Arianit Koci ka deklaruar se avokatët e Thaçit dhe të tjerëve duhet të dalin publikisht me tregu çka ka ndodhë gjatë procesit dhe si erdhi deri te këto dënime.

“Ku ka qenë problemi? Pse nuk është dhënë asnjë sinjal se mund të përfundonte kështu? Interpretimet politike janë çështje e jona e brendshme. Prej ekipeve mbrojtëse presim sqarim profesional, të qartë dhe konkret”.

“Këtë ua kanë obligim qytetarëve, sepse kanë përfaqësuar figurat më të larta shtetërore të Kosovës, duke filluar nga ish-presidenti i vendit. Veç kësaj, për mbrojtjen juridike janë dhënë deri tani rreth 40 milionë euro për të gjithë të akuzuarit dhe të dyshuarit nga Haga (vetëm për këta katër rreth 28.5), prej buxhetit të Kosovës”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit