Artan Behrami: Krerët e UÇK-së duhet të shpallen “Heronj të Kosovës” nga Albulena Haxhiu

Artan Behrami ka kërkuar që Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, t’ua ndajë titullin “Hero i Kosovës” Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në reagimin e tij, Behrami thotë se në Hagë lufta e UÇK-së dhe rruga e Kosovës drejt pavarësisë janë kriminalizuar përmes vendimit të Gjykatës Speciale.

Ai i referohet gjithashtu deklarimeve të avokatit të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, sipas të cilit Trupi Gjykues e ka lidhur arritjen e pavarësisë së Kosovës me qëllimin kriminal të pretenduar të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale.

“Në Hagë, lufta e UÇK-së dhe rruga e Kosovës drejt pavarësisë u kriminalizuan nga verdikti i pabesisë. Edhe avokati i presidentit Thaçi, Luka Misetiq, ka theksuar se Trupi Gjykues e lidhi arritjen e pavarësisë me qëllimin kriminal të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale.

Prandaj, të hënën, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, duhet t’ua ndajë titullin “Hero i Kosovës” Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Nëse Gjykata Speciale tenton të kriminalizojë rrugën tonë drejt lirisë, ne duhet ta afirmojmë edhe më shumë historinë tonë”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit