Një 58-vjeçare në Tiranë dyshohet se është vrarë nga burri i saj 68-vjeçar.
Sipas raportimit të Top Channel, ngjarja ka ndodhur në zonën e Zogut të Zi. Viktima, Lumturi Patushi, mbërriti e gjallë në spital, por ndërroi jetë atje si pasojë e plagëve të marra.
I dyshuari për krimin Hysni Patushi është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.








