Një rrahje ka ndodhur dje në mbrëmje në Mitrovicën e Jugut, që policia e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”.
Policia tha se si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat dhe i dyshuari të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe një zyrtar policor jashtë detyre zyrtare gjatë përpjekjes për t’i ndaluar.
Viktimat janë dërguar në QKUK ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Si pasojë e përleshjes, lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat dhe i dyshuari, të cilët kanë marrë tretman mjekësor. Lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe një zyrtar policor, i cili në atë moment ishte jashtë detyrës zyrtare dhe kishte tentuar t’i ndalonte personat e përfshirë në përleshje”, thuhet në njoftim.








