Deputetja e LDK ankohet për shllajfa, bori, bërtima në protestë: PDK t’i riorientojë protestuesit

Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen kundër vendimit të Gjykatës Speciale pas dënimit të ish-krerëve të UÇK’së.

Ymeri, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, ‘’ duhet të riorientojë protestuesit për rend edhe t’ju tregoj që kjo çështje nuk është trend i TikTokut por gjëma më e madhe e shtetit tonë me të cilën duhet të përballemi me maturi’’.

Postimi:

Dhuna që mund të pasojë nga protestat e fundit nuk do të jetë aspak e mirëpritur për askënd, pasi të gjithë e dimë se ajo nuk sjell rezultatet e kërkuara. Qasja e ndjekur nga protestuesit përmes turmave me bori, shllajfe, bërtima e krisma nuk i shërben qëllimit për drejtësi.

Partia Demokratike e Kosovës – PDK duke qenë edhe partia e dytë më e madhe në Kuvend, duhet të riorientojë protestuesit për rend edhe t’ju tregoj që kjo çështje nuk është trend i TikTokut por gjëma më e madhe e shtetit tonë me të cilën duhet të përballemi me maturi edhe të shfrytëzojmë mënyrat institucionale duke filluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës – Skupština Republike Kosova.

​Në një kohë kur sot pritet një vendim nga Gjykata Kushtetuese, si deputete bëj thirrje për sa më shumë qartësi: si në kërkesat e drejtuara Kuvendit, ashtu edhe në procesin që duhet ndjekur.

Kjo qartësi është e domosdoshme para se protesta të marrë çfarëdo kahu e të na kthejë në kriza që ngadalësojnë për muaj e vite vendosjen e fatit të Kosovës dhe historinë e shtetit tonë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit