Marko Prelec, analist i lartë për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave (International Crisis Group), ka reaguar lidhur me debatin për statusin e Kosovës, duke e krahasuar atë me rastin e Kroacisë.
Prelec ka thënë se e drejta e Kosovës për pavarësi, njësoj sikurse në rastin e Kroacisë, nuk duhet të vihet në diskutim në këtë mënyrë.
“E drejta e Kosovës për pavarësi, sikurse ajo e Kroacisë, nuk është dhe nuk mund të jetë në bankën e të akuzuarve. Të sillesh sikur është, vetëm na bën të dukemi keq”, ka shkruar Prelec.
Prelec është analist i lartë konsultues për Ballkanin në International Crisis Group, ku mbulon Kosovën, Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.








