Tri prurje të reja dhe disa mungesa – Kosova gati për Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës ka publikuar listën e përzgjedhësit Franco Foda për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku nuk kanë munguar risitë, por as mungesat e rëndësishme.

Pas Amir Rrahmanit dhe Florent Hadërgjonajt, edhe Valon Berisha e Fidan Aliti i kanë dhënë lamtumirën Kombëtares së Kosovës, pas një kontributi shumëvjeçar me fanellën e “Dardanëve”.

Megjithatë, për këto katër ndeshje, përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur t’u japë hapësirë edhe disa emrave të rinj. Në listën e publikuar janë përfshirë tri prurje të reja.

Prurjet e reja

Një nga risitë më të spikatura është afrimi i talentit të Bayern Munichut, Erblin Osmani.

Osmani ishte kapiten i grupmoshës U17 të Gjermanisë, ndërsa aktualisht stërvitet edhe me ekipin e parë të gjigantit bavarez.

Prurje tjetër është mesfushori i Austria Lustenaut, Dion Kacuri, i cili në të kaluarën ka përfaqësuar Zvicrën dhe ka qenë kapiten i Përfaqësueses U21 të këtij shteti.

Kacuri tashmë ka vendosur të përfaqësojë Kosovën dhe është ftuar nga Foda për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Gjithashtu, në listën e “Dardanëve” është përfshirë edhe Milot Avdyli, anësori që mund të luajë në disa pozita dhe i cili prej një kohe ishte nën vëzhgimin e Shqipërisë.

Mungesat

Një nga shqetësimet kryesore në këtë listë janë mungesat në repartin defensiv. Për dallim nga listat e mëparshme, këtë herë Foda ka ftuar vetëm shtatë futbollistë që mbulojnë pozitat mbrojtëse.

Amir Rrahmani, Florent Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti tashmë janë larguar nga Kombëtarja, ndërsa Kreshnik Hajrizi mungon për shkak të lëndimit.

Megjithatë, Foda mund t’i përdorë Ermal Krasniqin dhe Milot Avdylin edhe në krahët e mbrojtjes, pasi të dy futbollistët kanë luajtur në këto pozita këtë edicion me klubet e tyre, Amedspor dhe Celjen.

Mungesë e rëndësishme është edhe Elvis Rexhbeçaj. Ylli i Wolfsburgut është lënduar gjatë stërvitjes dhe nuk do të jetë në dispozicion për t’i ndihmuar “Dardanët”. Në vend të tij është ftuar Dion Kacuri.

Kosova do t’i zhvillojë katër ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve gjatë këtij muaji.

Fillimisht, “Dardanët” do të përballen me Irlandën më 24 shtator në Prishtinë, ndërsa më 27 shtator do të udhëtojnë drejt Austrisë.

Më 1 tetor, Kosova do të udhëtojë në Hungari, ku do të përballet me Izraelin, ndërsa katër ditë më vonë, më 4 tetor, do ta presë sërish Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit