E sulmoi ish-gruan me sëpatë, u dënua me 10 vjet e 5 muaj burgim – familja e viktimës ankohet në Apel

Në Gjykatën e Apelit është mbajtur sot seanca ndaj Kosovar Elshanit, i dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 10 vjet e 5 muaj burgim për tentimvrasjen e ish-bashkëshortes së tij.

Rasti kishte ndodhur më 24 nëntor 2025 në Gadime të Epërme të Lipjanit. Elshani ishte akuzuar se e kishte sulmuar ish-bashkëshorten me sëpatë, duke i shkaktuar lëndime për të cilat ajo ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pas sulmit, Elshani ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia kishte nisur kërkimin e tij. Ai ishte arrestuar më vonë në Prizren. Në atë kohë, Policia kishte njoftuar se rasti po hetohej si “vrasje në tentativë”, ndërsa gjendja e së dëmtuarës ishte raportuar stabile.

Pas zhvillimit të procesit gjyqësor, Gjykata Themelore e kishte shpallur fajtor Elshanin dhe e kishte dënuar me 10 vjet e 5 muaj burgim.

Ndaj këtij aktgjykimi është paraqitur ankesë, ndërsa vendimin e shkallës së parë e ka kundërshtuar edhe familja e së dëmtuarës.

Gjatë seancës së sotme, kolegji i Apelit ka shqyrtuar pretendimet e palëve lidhur me aktgjykimin dhe lartësinë e dënimit të shqiptuar ndaj Elshanit.


Pas shqyrtimit të ankesave, Gjykata e Apelit mund ta vërtetojë ose ta ndryshojë aktgjykimin, apo ta anulojë atë dhe çështjen ta kthejë në rigjykim.

Vendimi ndaj Kosovar Elshanit nuk është i formës së prerë deri në përfundimin e procedurës në shkallën e dytë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit