‘Ora vazhdon’, djali i Flora Brovinës: Të vazhdojmë të unifikuar për të forcuar shtetin dhe kombin!

Djali i Flora Brovinës, Uranik Begu u ka shprehur ngushëllime bashkëpunëtorëve të nënës së tij, me rastin e vdekjes së saj.

Në ceremoninë përkujtimore, Begu tha se poezia e nënës së tij ‘Ora Vazhdon’ përmbledh më së miri atë që Flora Brovina ka dashur.


“Kur i dëgjon gjithë këto fjalë, normal gjen forcë. Në emër të familjes, ju shprehu juve të gjithëve ngushëllime, si bashkëpunëtorë të saj, shokë të idealit. Unë kam vetëm një fjalë, poezia e saj e përmbledh më së miri, Ora Vazhdon. Ta vazhdojmë bashkë, të unifikuar rrugën tonë për të forcuar shtetin dhe kombin, dhe besoj se është mënyra më e mirë për të shpërblyer jo vetëm punën e saj, por edhe të brezave që kishim, dhe ta kurorëzojmë lirinë tonë në mënyrën më të mirë”, tha Begu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit