Mijëra qytetarë që u mblodhën të enjten në sheshin “Skënderbeu” në qendër të Prishtinës, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, kanë nisur të shpërndahen.
Protesta u mbajt një ditë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Katër ish-krerët e UÇK-së u shpallën fajtorë për akuza për krime lufte dhe u dënuan më 16 shtator me gjithsej 81 vjet burgim.
Gjatë protestës, qytetarët shprehën mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa në skenë dhe para protestuesve folën edhe figura politike dhe familjarë të ish-krerëve.








