Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar në emisionin “Rubikon” të Klan Kosova pjesën e aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke e vlerësuar si të qëllimshme mënyrën se si kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, iu referua Rexhep Selimit.

Kajtazi tha se gjatë shqiptimit të dënimit, Smith theksoi bashkëpunimin e Selimit me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke lënë, sipas tij, përshtypjen se ai kishte bashkëpunuar me prokurorinë për zbardhjen e rastit.

“Gjatë shqiptimit të dënimit për z.Rexhep Selimi, veç sa nuk i tha faleminderit, z.Selimi, për bashkëpunimin që ke pasur me prokurorinë në funksion të zbardhjes së këtij rasti dhe dënimit të Hashim Thaçit. Unë mendoj që këtë e ka bërë me qëllim, për t’i lexuar njerëzit sikur z.Rexhep Selimi ka qenë njëri prej bashkëpunëtorëve të prokurorisë në këtë rast penal”, u shpreh ai.

Sipas Kajtazit, kjo mënyrë e paraqitjes së rrethanave është përdorur për të nxitur ndarje dhe përçarje në shoqërinë kosovare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit