E harroi biletën në çantë, më pas zbuloi se kishte fituar 1 milion dollarë – kosovares i buzëqeshi fati në loton e Kanadasë

Një grua nga Winnipeg i Kanadasë, Drita Zeqiri, kosovare, ka fituar 1 milion dollarë në lotarinë Lotto Max, pasi bileta fituese kishte mbetur e harruar në çantën e saj për disa kohë.

Bileta ishte blerë për shortin e 31 marsit 2026, por Zeqiri nuk e kishte kontrolluar menjëherë. Ajo e zbuloi rastësisht disa kohë më vonë, teksa ishte duke bërë pazar së bashku me nusen dhe nipin e saj.

Zeqiri ia dha biletën arkëtarit për ta skanuar, por fillimisht nuk e kuptoi se kishte fituar çmimin e madh.

“Kur pashë ekranin, mendova se kisha fituar një dollar”, ka treguar ajo.

Megjithatë, arkëtari e njoftoi se në ekran kishte shumë më tepër zero.

“Arkëtari tha: ‘Ka më shumë zero!’ Nuk mund ta besoja – një milion! Fillova të bërtisja dhe të kërceja nga gëzimi”, ka rrëfyer Zeqiri.

Ajo ka thënë se shpërngulja në Kanada kishte qenë momenti më i lumtur i jetës së saj dhe se fitimi i 1 milion dollarëve ishte vetëm hera e dytë që ishte ndier kaq e lumtur.

“E para ishte kur erdha në Kanada. Ishte ëndrra ime. Tani kam fituar 1 milion dollarë. Kanadaja është vendi më i mirë në botë, me njerëzit më të mirë në botë”, ka deklaruar ajo.

Pas zbulimit të fitores, Zeqiri, nusja dhe nipi i saj u larguan nga dyqani për të festuar së bashku këtë surprizë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit