Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, dhe djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Klestori Veseli, janë pyetur sonte gjatë protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë nëse do të jenë pjesë e protestës së thirrur nga OVL-UÇK-ja për nesër.
Endrit Thaçi ka konfirmuar se do të marrë pjesë, duke i bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen protestës.
“Patjetër, patjetër. I ftoj të gjithë të marrin pjesë”, ka deklaruar Endriti.
Ndërkaq, Klestori Veseli ka thënë se do ta mbështesë çdo aktivitet që lidhet me këtë kauzë.
“Pa dyshim, çdo gjë që është për këtë kauzë do ta mbështesim”, ka thënë Klestori.








