Ngjarje e rëndë në Tiranë: Një 12-vjeçare dyshohet se u abuzua seksualisht nga dy familjarë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një vajzë 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga dy familjarë të saj.

Sipas raportimeve të Euronews Albania, për rastin janë arrestuar një 29-vjeçar, djali i tezes së të miturës, dhe tezja e saj 31-vjeçare.

Rasti është zbuluar pasi 12-vjeçarja kishte diskutuar me shoqet e saj për disa video intime që kishte në telefon. Pas kësaj, drejtoresha e shkollës ka ngritur alarmin dhe ka njoftuar Policinë.

Prindërit e të miturës kanë deklaruar para policisë se nuk kishin pasur dijeni për abuzimin.

Ndërkohë, vajza është marrë në pyetje në prani të psikologut, ku ka rrëfyer për abuzimin seksual.

Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar dy të dyshuarit, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit