Thaçi falënderon qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme, bën thirrje për qetësi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka çuar një selam popullit pas verdiktit dënues të datës 16 shtator në Hagë.

Udhëheqësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i dënuar me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale, do të vazhdojë betejën gjyqësore, me apelimin e vendimit.


Këtë e ka bërë të ditur kryembrojtësi, Luka Mishetiq, në një deklarim të parë pas aktgjykimit të Speciales, ku e përcolli edhe mirënjohjen e Thaçit dhe thirrjen e tij ndaj qytetarëve të Kosovës për qetësi.

“Hashim Thaçi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e jashtëzakonshme që ai, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga qytetarët e Kosovës dhe nga mbështetësit ndërkombëtarë, si dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të qëndrojnë të qetë në përgjigje të padrejtësisë së djeshme.” – nis postimi i Mishetiq.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit