Reagon Jakup Krasniqi pas dënimit nga Haga

Një ditë më parë, në Dhomat e Specializuara në Hagë, Jakup Krasniqi u dënua me 25 vite burg për krime lufte.

Bashkëshortja e tij, Sevdije Krasniqi, ka mesazhin që i ka dhënë lideri i UÇK-së familjes së tij pas shpalljes së verdiktit të Hagës.

“S’ka njeri në botë që i kam bërë keq. S’dua t’i bëj keq as vetes. Kjo është një drejtësi e korruptuar në favor të Serbisë. Dënimin e kam marrë nga gënjeshtrat e Serbisë”, ishte mesazhi i Krasniqit.

“Jakupi më tha se ndihet mirë, sepse nuk ka kryer asnjë nga veprat që akuzohet. Tha se nuk i ka bërë keq askujt dhe nuk donte t’i bënte keq as vetes. Avokatët e të akuzuarve kanë paralajmëruar se do të bëjnë apelimin, megjithëse nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, nuk besojnë shumë. I kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë”, u shpreh bashkëshortja e Krasniqit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit