“Donikë, dil dhe përgjigju” -Deliu e kritikon Gërvallën për heshtjen pas aktgjykimit në Hagë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për heshtjen e saj lidhur me aktgjykimin dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Deliu ka shkruar se dje Kosova është tronditur nga vendimi i Speciales, ndërsa, sipas saj, Gërvalla nuk ka reaguar publikisht.

Ajo e ka kritikuar ministren e Drejtësisë edhe për qëndrimet e saj të mëparshme, duke thënë se për vite të tëra Gërvalla nuk është ndalur së sulmuari Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.


“I godite me akuzat më monstruoze, i sulmove me gjuhën më të ulët dhe rreth vetes mblodhe njerëz që mendojnë si ti e që sot mezi po e fshehin gëzimin për dënimin e tyre. E tani, çuditërisht, nuk e paske asnjë fjalë! Ti që nuk lë vendim të drejtësisë pa komentuar. Ti që nuk lë kundërshtar politik pa sharë e fyer. Ti që për UÇK-në ke pasur gjithmonë akuza”, ka shkruar Deliu.

Ajo ka thënë se pikërisht në momentin kur udhëheqësit e UÇK-së morën dënime që ajo i cilëson si drakonike, ministrja e Drejtësisë mbeti pa zë.

“Për t’i akuzuar të mjaftoi zëri; për ta kundërshtuar padrejtësinë nuk të mjaftoi as posti! Donikë, dil para qytetarëve dhe përgjigju: a të shqetëson ky aktgjykim, apo heshtja jote është miratimi që nuk guxon ta shqiptosh publikisht? Ti përfaqëson drejtësinë e Republikës së Kosovës, Republikës së lindur nga lufta e UÇK-së. Kosovës nuk i ke borxh heshtje. I ke borxh përgjigje! Heshtja nuk të mbrojti. Nuk të fshehu. Të demaskoi!”, ka thënë Deliu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit