Familja Begu dhe Brovina ka njoftuar për detajet e ceremonisë së varrimit të veprimtares, poetes dhe mjekes Flora Brovina, e cila do të mbahet të premten.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia përkujtimore në nder të saj do të nisë në orën 10:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Më pas, nga ora 11:30 deri në orën 14:30, do të mbahen homazhe në Hollin e Kuvendit të Kosovës.
Varrimi i Flora Brovinës do të bëhet në orën 16:00, në Varrezat e Qytetit, në Dragodan.
Familja ka njoftuar gjithashtu se e pamja do të mbahet të shtunën dhe të dielën, më 19 dhe 20 shtator.
“Me dhimbje dhe respekt”, thuhet në njoftimin e familjes.








