Djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Klestor Veseli, ka arritur në Prishtinë pas qëndrimit në Hagë ku ndoqi nga afër shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një prononcim të shkurtër para mediave, ai e përshkruajti ditën e djeshme si kaotike, teksa shprehu besimin e tij për një vendim lirues nga Gjykata e Apelit.
“Ju lutem të na kurseni nga pyetjet. Kanë qenë 24 orë shumë kaotike. Ne jemi pozitivë që në Apel ka me u ndryshu gjendja për të mirë. Por, në të njëjtën kohë, nuk mundem pa i falenderuar njerëzit e mirë të Kosovës, njerëzit e mirë të popullit shqiptar që na kanë përcjellur gjithkund, dhe kanë ardhë pas neve në këtë kohë jo fort të lehtë”, deklaroi ai.








