Këngëtarja Rita Ora, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në postimin e parë, Ora ka publikuar një imazh me mbishkrimin: “Duke luftuar për Kosovën që e quajmë shtëpi sot”.

Në postimin e dytë, këngëtarja ka ndarë një fotografi nga një prej vizitave të saj në Kosovë, ku shfaqet duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.








