Franca ka përsëritur mbështetjen e saj për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe mbështetjen e saj të palëkundur për pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj.
Në reagim thuhet se vendimi në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” mund të apelohet.
“Franca merr shënim vendimin e marrë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”. Ky vendim, i cili mund të apelohet, shënon përfundimin e gjykimeve të shkallës së parë pranë Dhomave, me përjashtim të rasteve që kanë të bëjnë me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Franca përsërit mbështetjen e saj për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe riafirmon përkushtimin e saj në luftën kundër pandëshkueshmërisë. Ajo gjithashtu riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj”.








