Ish-luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar e përlotur ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.
Kadrijaj e cilësoi vendimin si “goditje ndaj Kosovës dhe vlerave të luftës”, duke thënë se ai prek edhe familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës.
“E kam thënë që kjo është një gjykatë politike. Edhe sot gjykimet ishin politike”, deklaroi Kadrijaj.
Ajo i cilësoi dënimet si “shokuese” dhe tha se, sipas saj, “nuk i ka merituar populli i Kosovës”.








